Sherri me thikë mes nxënësve, reagon gjimnazi ‘Qemal Stafa’

Editor
2 Min Read

Konflikti që ka ndodhur ditën e sotme në gjimnazin “Qemal Stafa”, ka qenë mes nxënësve të shkollës “Asim Vokshi”, të cilët zhvillojnë mësim pasdite.

Për këtë ka reaguar gjithashtu edhe gjimnazi “Qemal Stafa”.

“Në lidhje me ngjarjen e publikuar në median sociale dhe në median televizive mbi një zënkë me mjete prerëse midis dy gjimnazistëve minorenë të shkollës “Qemal Stafa”, ndiejmë detyrim të sqarojmë opinionin publik se: Gjimnazi “Qemal Stafa” nuk zhvillon proces mësimor pasdite, zhvillon proces mësimor vetëm me një turn dhe paradite;

-Në ambientet e gjimnazit “Qemal Stafa” prej gati dy vitesh zhvillon mësim pasdite gjimnazi me orientim gjuhësor “Asim Vokshi” dhe nxënësit që janë konfliktuar nuk janë nxënës të gjimnazit “Qemal Stafa”;

-Informacioni nga autoritetet është dhënë gabim;

Policia e Shtetit do të ketë komunikatën e vet për shtyp, në të cilën do të saktësojë rrethanat e ngjarjes.

Për sa më sipër gjimnazi “Qemal Stafa” i kërkon ndjesë çdo nxënësi, prindi, mësuesi apo pjesëtari të komunitetit tonë për këtë dezinformim nga media, pa marrë informacionin e saktë dhe të plotë dhe që vë në diskutim sigurinë e nxënësve të shkollës Qemal Stafa. Drejtoria e shkollës bashkë me mësuesit ka përparësi sigurinë e fëmijëve në shkollë, e cila është po aq e rëndësishme sa mësimdhënia”, sipas njoftimit të gjimnazit “Qemal Stafa”.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *