Astronomët sapo na zbuluan yllin ‘më të shpejtë’ në galaktikë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Astronomët kanë zbuluar një yll super të shpejtë që mund të rrotullohet rreth një vrime të zezë në kohë rekord.

Ylli – i quajtur “S4716”, orbiton afër Shigjetarit, një vrimë e zezë në qendër të galaktikës sonë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Studiuesit kanë zbuluar se ylli rrotullohet rreth vrimës së zezë, e cila ka një gjatësi prej 23.5 milionë kilometrash, në vetëm katër vjet – që është periudha më e shkurtër orbitale e çdo ylli.

Kjo do të thotë se ylli udhëton me shpejtësi jashtëzakonisht të madhe, prej rreth 18 milionë mph (29 milionë km/h), ose gati 5000 milje çdo sekondë.

“S4716” u zbulua nga studiues në universitetin e “Cologne” dhe universitetin e “Masaryk”.

Gjithsej pesë teleskopë u nevojitën për të vëzhguar yllin, katër prej të cilëve ishin të bashkuar në një teleskop të madh për të lejuar vëzhgime më të sakta dhe të detajuara.

Teleskopët përfshinin “NIR2” dhe “OSIRIS” në Hawaii dhe teleskopët “SINFONI”, “NACO” dhe “GRAVITY” të Observatorit Jugor Evropian.

Pasi vëzhguan “S4716” për gati 20 vjet, shkencëtarët zbuluan se ylli lëviz me një shpejtësi prej 8,000 kilometrash në sekondë.

“Që një yll të ishte në një orbitë të qëndrueshme kaq afër dhe të shpejtë në afërsi të një vrime të zezë supermasive ishte krejtësisht e papritur dhe shënon kufirin që mund të vëzhgohet me teleskopët tradicionalë,” tha Dr. Florian Peissker, autori kryesor i studimit të ri.

Ata zbuluan se “S4716” afrohet sa 100 njësi astronomike (AU) me vrimën e zezë.

Një AU është rreth 149,597,870 kilometra që konsiderohet një distancë e vogël në standardet astronomike.

“S4716” është pjesë e një grupi të dendur yjesh të quajtur grupi S-yjor ose grupi Shigjetari A* i cili përmban rreth 100 yje që lëvizin shpejt.…jetoilumtu.al/

Scroll to Top