Atentat me armë zjarri ndaj 47-vjeçarit shqiptar në vendin fqinj

Editor
1 Min Read

Një seri të shtënash u dëgjuan rreth orës 23.00 të së shtunës në qytezën e qetë të Santernos në afërsi të Ravenës në veri të Italisë. Ngjarja ndodhi përpara një lokali të zonës. Shënjestra ishte një 47-vjeçar shqiptar që ka mbetur i plagosur. Ai ka marrë plagë kryesisht në pjesën e poshtme të trupit.about:blank

Identiteti i të plagosurit nuk bëhet i ditur, por konfirmohet se ai ka pasur precedentë penalë në të shkuarën. Pas ngjarjes, autori i krimit u largua në këmbë nga vendi i ngjarjes. Nga të dhënat e para mendohet se bëhet fjalë për një larje hesapesh megjithëse nuk përjashtohet as pista e një konflikti të fundit. Në vendin e ngjarjes nuk ka pasur dëshmitarë dhe është e paqartë nëse lokali ka qenë i hapur në atë orë.

Nisur nga plagët e marra në pjesën e këmbëve dyshohet se autori ka dashur t’i japë një “mësim” shqiptarit dhe nuk ka dashur që ta vrasë. Në pyetje është marrë pronari i lokalit dhe disa persona të tjerë. Policia është duke këqyrur edhe pamjet e kamerave të sigurisë. I plagosuri nuk është arrë ende në pyetje, pasi pritet që t’i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *