JiL.al - Jeto i Lumtur

Atentate dhe ekzekutime/ ‘Ushtari’ i Laert Haxhisë “zbërthen”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ekzekutimet dhe atentatet e bujshme të kryera nga ‘ushtarët’ e Laert Haxhisë kanë ngritur në këmbë jo vetëm autoritetet shqiptare por edhe ato fqinje në Greqi.about:blank

Dëshmia e grabitësit të pikës së këmbimit valutor në Astir, Artan Tafani, vlejti një thesar, jo vetëm për zbulimin e 4 vrasjeve të ndodhura në në Elbasan, Tepelenë, Peqin dhe Lushnjë, por edhe atentatet ndaj 2 shqiptarëve në mes të Athinës në Greqi në 2018-ën dhe 2021-shin. Bëhet fjalë për vrasjen e Lulzim Qorrit dhe Dikens Halilit, krime të pazbardhura nga drejtësia greke.

Arrestimi i Marjus Tafanit tashmë i ka rihapur këto dosje të cilat drejt zbardhjes, me porositës të dyshuar Laert Haxhiun, 32-vjeçarin me “CV” të pasur në vrasje, vendosje tritoli dhe grabitjeje.

Por, si u vranë Lulzim Qorri e Dikens Vata, dhe çfarë e detyroi Haxhiun të kërkoj vrasjen e të dyve?

Lulzim Qorri u ekzekutua më 12 dhjetor 2018, pak para se ora të shënonte 23:00 në ambientet e një lokali në kryeqytetin helen, shumë afër sheshit “Omonia”. 2 persona ndaluan me një motoçikletë përpara kafesë, një vend ku mblidhen shqiptarët, moment kur ishte plotë për shkak të një ndeshjeje futbolli që po luhej. Njëri prej tyre zbriti nga motorri dhe hapi zjarr nga një distancë e afërt dhe 3 plumbat e vetëm e kapën 44-vjeçarin në kokë, duke e lënë të vdekur në vend. Në pak sekonda 2 agresorët ikën pa lënë gjurmë. Qorri, lindur në Grabian të Lushnjës, para se të vritej, ishte hetuar dhe arrestuar në Shqipëri për për trafik droge me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, si pjesë e një grupi kriminal.

Dikens Halili, 39 vjeç, nga Toçi i Tepelenës, pronar i një lokali në qendër të Athinës, u vra nga një person i maskuar dhe me kapele brenda në biznesin e tij më 3 tetor 2021. Agresori u afrua dhe qëlloi jashtë kafenesë ku po qëndronte Halili dhe qëlloi drejt tij 6 herë në kokë dhe bark, duke e lënë të vdekur, teksa zona ishte e tej mbushur me njerëz. Pas krimit, autori u arratis me një automjet me ngjyrë të bardhë, i ndihmuar edhe nga të tjerë. Halili kishte një lokal që frekuentohej nga këngëtarë të njohur shqiptarë.about:blank

Mbetet i paqartë shkaku pse Laert Haxhiu i donte të vrarë bashkëkombësit e tij, por lidhja e tyre me trafikimin e lëndëve narkotike është pista e parë. Të gjitha provat që janë mbledhur, bashkëngjitur edhe rrëfimi i Artan Tafanit për këto 2 vrasje, i janë dërguar autoriteteve greke. Shqipëria prej disa muajsh kërkon me ngulm ekstradimin e Haxhiut për ngjarje të tjera të regjistruara që më herët, por shkalla e parë e Gjykatës së Janinës e ka refuzuar ndërsa procesi 

Scroll to Top