JiL.al - Jeto i Lumtur

Atentati i biznesmenit Nikulaj/ Jehona në mediat e Londrës ‘shtang’ me artikullin: Autorët pas vrasjes janë larguar me avion nga vendndodhja (FOTO)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mediat britanike pasqyronin sot ekzekutimin barbar të biznesmenit shqiptar Ardian Nikulaj prej faktit që pesë shtetas britanikë janë të kërkuar si autorë të mundshëm.

E përditshmja vendase The Sun përshkruante sesi 51 vjeçari Nikulaj, u qëllua shumë herë nga vrasësi me jelek fosforeshent, që besohet se ishte pjesë e një grupi prej pesë personash, ku bënin pjesë gjithashtu katër britanikë, tre burra e një grua.

Një qytetar shqiptaro-britanik gjithashtu është në kërkim nga autoritetet si pjesë e gjuetisë së autorëve të vrasjes jashtëgjyqësore.

Grupi i britanikëve besohet se janë larguar me avion në një vendndodhje të panjohur pas vrasjes.

Një qytetar portugez Ruben Saraiva, është emëruar si dorasi i vrasjes së Nikulaj, i cili u qëllua në barin e tj Coral, në bregdetin e Shëngjin, një vendndodhje e njohur turistike në brigjet perëndimore të Shqipërisë.

‘The Sun’ referon informacionet e policisë shqiptare duke thënë se vrasja është motivuar nga një ‘konflikt personal gjakmarrjeje’.

Kreu i policisë Muhamet Rrumbullaku tha për mediat se katër qytetarë britanikë janë të kërkuar, pas zbulimit të provave në hetimet e ngajrjes.

Ai tha në konferencën e shtypit: “Një grup special hetimi është ngritur për zbulimin e autorësisë së vrasjes, pas zbulimit të gëzhojave, celularëve dhe provave të tjera biologjike në vendngjarje”.

I dyshuari portugez besohet se ka kaluar kufirin nga Maqedonia e Veriut për t’i shpëtuar autoriteteve.

Nikulaj ishte biznesmen i njohur në Shëngjin dhe i përfshirë në politikë me partinë Social-Demokrate, ku kandidonte dhe në zgjedhjet lokale të këtij viti

Scroll to Top