JiL.al - Jeto i Lumtur

Atentati në Krujë ka lidhje me vrasjen e Brilant Martinajt? Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Megjithëse territori i Krujës i kaloi drejtorisë së Policisë së Tiranës ku supozohet të jenë hetuesit me performancën më të mirë në zbardhjen e ngjarjeve, për vrasjen e fundit, hetimet janë në udhëkryq pasi nuk ka asnjë person të dyshuar.

Por grupi hetimor mendon se atentati lidhet me ekzekutimin e tre të rinjve në mbikalimin e Fushë-Krujës, afro një vit më parë, Brilant Martinajt, Dikler Vatës dhe Besmir Hoxhës. Hetuesit dyshojnë se Gentjan Bejtja mund të jetë i përfshirë si informator në vrasjen e trefishtë.

Nga ana tjetër mekanizmi i ngjarjes ka karakteristika të përbashkëta me krimin e ndodhur ne zonën e Don Boskos ku viktimë mbeti Mimoza Paja.

Mendohet se atentatorët janë të njëjtët persona kjo nisur nga fakti se i gjithë krimi është filmuar nga kamerat e sigurisë së vetë banesës së 42-vjeçarit, por edhe nga mënyra se si kanë qëlluar në një automjet me fëmijë, ashtu siç ndodhi në marsin e këtij viti ku u vra një e grua pafajshme.

Të shtënat me breshëri i morën jetën kunatit të Gentjan Bejtjas ndërsa lanë të plagosur dy djemtë e tij 10 dhe 13 vjeç të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia nga ana tjetër ka arritur të marrë dëshminë e njërit prej fëmijëve, i cili ka pohuar te hetuesit se babai i tyre ka qenë në automjet me ta, duke konfirmuar kështu se 42-vjeçari ndodhet ne Shqipëri.

Për vendndodhjen e tij policia ka marrë informacione në rrugë operative se fshihet në Laç, megjithatë nuk janë bërë kontrolle.

Gentjan Bejtja është person me precedentë të theksuar kriminalë. Para disa viteve policia i gjeti në shtëpi një arsenal armësh. Ai u mor në pyetje dhe si i dyshuar për vjedhjen e automjetit që u përdor në vrasjen e komisarit të policisë, Dritan Lamaj, ndërsa u ka shpëtuar edhe dy atentateve.

42-vjeçari, pas tentativave për ta vrarë, kërkoi azil në Norvegji e Suedi, kërkesa të cilat iu refuzuan.A2

Scroll to Top