Autobusi bie nga mbikalimi, raportohet për 20 viktima,

Jil
Jil
1 Min Read

Një aksident i rëndë është regjistrua mbrëmjen e sotme në Venecia, Itali. Një autobus ka rënë nga mbikalimi dhe më pas ka shpërthyer në Flakë. Sipas raportimeve rreth 40 persona kanë mbetur të plagosur dhe 20 kanë humbur jetë, mes tyre dhe dy fëmijë.about:blank

Shifrat e viktimave mund të ndryshojnë, sipas mediave italiane pasi ende nuk janë verifikuar zyrtarisght nga institucionet përkatëse. 

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 19:30, ku autobusi ka dalë nga platforma e mbikalimit, Rizzardi në Mestre dhe ka përfunduar zbrazëti pranë shinave, pas një fluturimi prej disa metrash.

Autoriteti Shëndetësor Vendor 3 i Venecias ka aktivizuar protokollin e “urgjencave të mëdha”, i cili parashikon vënien në dispozicion të të gjitha dhomave të urgjencës spitalore dhe tërheqjen në punë të personelit përforcues.

Lidhur me aksidentin ka reaguar edhe kryebashkiaku i Venecias Luigi Brugnaro, i cili e ka përshkruar aksidentin si një skenë apokaliptike.about:blank


“Një tragjedi e madhe goditi komunitetin tonë këtë mbrëmje. Unë menjëherë urdhërova qytetin të mbante zi në kujtim të viktimave të shumta që ishin në autobusin e rënë. Një skenë apokaliptike, nuk ka fjalë”, tha ai.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *