Autobusi përplaset me makinën, Lëndohen 12 nxënës

Editor
1 Min Read

Një aksident është shënuar në rrugën Pejë-Mitrovicë, pranë fshatit Gurracok.

Në aksident janë përfshirë një makinë dhe një autobus, bëhet me dije se 12 nxënës kanë mbetur të lënduar.

Gjithashtu shoferët e dy automjeteve kanë mbetur të lënduar.

Të plagosur janë dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe më pas janë dërguar në shtëpi, ndërsa njëri prej nxënësve vazhdon të marrë trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 13:07 Policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë – Mitrovicë konkretisht në fshatin Gurrakoc. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, një veturë dhe një autobus me nxënës. Nga ky aksident janë lënduar 14 persona prej tyre 12 nxënës dhe dy shoferët e automjeteve”, ka thënë Gashi.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *