Autobuzi i turistëve përplaset ‘kokë më kokë’ me kamionin

Editor
1 Min Read

Të paktën 25 njerëz kanë humbur jetën kur një autobus turistësh pësoi një përplasje tmerri me një kamion në verilindje të Brazilit.about:blank

Pesë njerëz kishin mbetur të plagosur ne aksidentin e të dielës mbrëma, sipas mediave braziliane, të cilat publikonin imazhe të rrënojave te shtrembëruara të aksidentit.

Shkaku i aksidentit dhe kombësitë e viktimave ende nuk janë bërë të ditura nga autoritetet. Trupat e viktimave ishin marrë në dorëzim nga policia për identifikimin, njoftonin zjarrfikësit.

Të tre personat që ndodheshin në kamion humbën jetën, ashtu si dhe 22 nga pasagjerët e autobusit.

Tetë burra e 17 gra kishin humbur jetën sipas raportimeve.

Të plagosurit u dërguan në katër spitale rajonale në varësi të plagëve të marra.about:blank

Autobusi udhëtonte Guarajuba drejt Jacobina kur ndodhi përplasja brutale, ndërsa kamioni ushqimeve transportonte mango, thanë zyrtarët. Ne pamjet nga vendngjarja shiheshin mango te përhapura ne rruge ne zonën e përplasjes.

Bashkia e Jacobina, qyteti pranë vendit të aksidentit, shpalli dje tre ditë zie dhe organizoi një lutje kolektive nate për viktimat e ngjarjes së rëndë.about:blank

“Prefektura shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjarët dhe miqtë e viktimave, në këtë moment dhimbjeje e trishtimi”, thuhej në njoftim.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *