Autobuzi pasagjerëve bie në luginë, raportohet për viktima

Editor
1 Min Read

Të paktën tre persona humbën jetën dhe 19 të tjerë u plagosën, pasi një autobus pasagjerësh ra në një luginë rreth 100 metra të thellë në Veri të La Paz, kryeqyteti i Bolivisë, shprehen autoritetet lokale.about:blank

Autobusi, në pronësi të kompanisë Flota Yunguena, ra në autostradën nga Caranavi në Alto Beni, u tha gazetarëve toger Wilfredo Juarez, nga Departamenti i Trafikut të provincës Caranavi.

Ekipi i Kërkimit dhe Shpëtimit dhe pjesëtarët e Policisë Rurale dhe Kufitare, kanë shpëtuar të plagosurit, të cilët janë dërguar në qendrën mjekësore në Caranavi.

Ndërkohë, Sektori i Qarkullimit në Caranavi po heton për shkaqet e aksidentit.

Edhe pse nuk ka ende një raport zyrtar për aksidentin, Juarez vuri në dukje se rrugët për në Yungas dhe në Veri të La Paz kanë përjetuar rrëshqitje dheu dhe se dukshmëria ishte e ulët për shkak të kushteve të motit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *