Automjeti del nga rruga dhe përmbyset, plagoset shoferi 33-vjeçar

Jil
Jil
1 Min Read

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Kuçovë-Kozare, ku për pasojë makina është përmbysur në mes të rrugës.

Makina ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se mjeti ka qënë duke qarkulluar me shpejtësi dhe drejtuesi i saj ka humbur kontrrollin gjatë një kthese të fortë në këtë aks rrugor, duke u përplasur me trafikndarësen.

Mësohet se drejtuesi i mjetit 33-vjeçari me iniciale A.H., udhëtonte vetëm dhe si pasojë e plagëve është transportuar për mjekim drejt Spitalit të Kuçovës, ndërkohë që makina ka pësuar dëme të mëdha materiale.

Dyshohet se burim aksidenti ka qenë shpejtësia por edhe mungesa e ndriçimit dhe sinjalistikës rrugore.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *