Automjeti me tre pasagjerë fluturon jashtë rruge,ka të plagosur

Editor
1 Min Read

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e së kësaj të diele në Kryqëzimin e Cakranit në Fierit. Policia sqaroi se një automjet tip Benz ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe tre pasagjerët.

“Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”, shtetasi E. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar shtetasi E. K dhe tre pasagjerët, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spitalin rajonal Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit”, sqaron policia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *