Një 22-vjeçar me iniciale A.Sh. është vënë në prangat e policisë pasi rezulton se është autor i vjedhjeve në dy lokale të ndryshme.
Nga hetimet është zbuluar se 22-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike edhe ndaj gjyshes së tij. Tashmë materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 22 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq, pasi nga veprimet hetimore rezulton se ky shtetas ka vjedhur në dy lokale në qytetin e Korçës, dy celularë, një shumë lekësh dhe një palë çelësa automjeti. Gjithashtu, dyshohet se 22-vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj gjyshes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.
- LEXO TË RADHË
- Gazetari Artan Hoxha demaskon vajzat e showbiz-it shqiptar: Kanë informacion të klasifikuar për…
- Xhuli më në fund flet për ‘lidhjen’ e saj me Noizy-në
- Detaje/ “E vrava”, lëvizjet e autorit para se të ekzekutonte kunatën dhe veten…