Autorët futën në makinën e tij Renis Dobrën duke u prezantuar si policë, më pas…

Jil
Jil
2 Min Read

Vijojnë të zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjen e 23-vjeçarit, Renis Dobra, trupi i të cilit u gjet pranë liqenit të Shkopëtit.  Sipas raportimeve, autorët e dyshuar të ngjarjes i kanë bërë pritë Dobrës teksa po lëviztë me makinë. Dyshohet se këta përsona ende të paidentifikuar kanë qenë të armatosur dhe fillimisht janë prezantuar si polic.

Gjithashtu ka dyshime se ata janë futur në mjetin e 23 vjeçarit për ta “shoqëruar” në komisariat, por ata kanë vazhduar rrugën për Shkopet, ku u gjet dhe trupi i pajetë i Dobrës.

Siç u raportua më herët në trupin e viktimës janë konstatuar shenja të dukshme dhune, përfshirë mavijosje në zonën e fytit. Këto shenja përforcojnë dyshimet se i riu është mbytur fillimisht me litar dhe më pas është hedhur në zonën e Shkopetit, me qëllim për të fshehur krimin, por do të jetë autopsia e Mjekësisë Ligjore që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes. 

Hetimet janë përqendruar në dy pista kryesore.

E para lidhet me një përplasje të mundshme për shkak të parcelave të kultivuara me kanabis dhe pista e dytë ka të bëjë me një konflikt të mundshëm për motive xhelozie apo lidhje sentimentale. Gjithashtu Dobra nuk ka precedentë të rëndë kriminalë dhe njihej vetëm për disa raste vjedhjesh.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania