Detaje nga vrasja në Kurbin, autorët qëlluan nga jashtë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e mëngjesit të sotëm, ku në fshatin Gurëz të Kurbinit, ku u ekzekutua ekonomisti i një firme inertesh dhe u plagos pronari i saj.

Raportohet se autorët kanë qëlluar nga jashtë rrethimit të firmës, ku për pasojë ka humbur jetën ekonomisti Selman Mihana, ndërsa mbeti i plagosur Ardian Gjeloshi, pronari i firmës.

Ky i fundit, është transportuar drejt Spitalit të Traumës, për të marrë ndihmë të specializuar.

Ardian Gjeloshi, ishte duke u futur në ambientet e zyrës së bashku me viktimën Selamn Mihana, ndërsa autorët kanë qëlluar nga ambienti i murit rrethues.

I gjithë ambienti është me kamera sigurie, ndërsa te porta e hyrjes ndodhej roja objektit, i cili po merret në pyetje.

Ardian Gjeloshi, pronari firmës se inerteve, duket se ishte shënjestra e këtij atentati.

Scroll to Top