Avokatët grekë, mbledhje në Tiranë për Belerin/ Reagon

Jil
Jil
1 Min Read

Ditën e sotme u mblodh Asambleja e kryetarëve të Dhomës së Avokatëve të Greqisë për çështjen “Beleri”.

Për këtë mbledhje ka reaguar me tone të ashpra gazetari Artan Hoxha.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Hoxha përmend faktin se në burgjet e Greqisë dergjen me mijëra shqiptarë dhe Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë nuk është mbledhur asnjëherë.

“Epo kam parë e s’kam parë…

Mblidhen kryetarët e Dhomave të Avokatisë së Greqisë dhe në mes të Tiranës i bëjnë thirrje gjykatës shqiptare të liroje Belerin, sepse medemek “i paskan shkelur të drejtat e njeriut”!!!!

Po mirë mo zotërinj, në burgjet e Greqisë dergjen me mijëra shqiptarë, që jo vetëm u janë privuar liritë dhe të drejtat e njeriut dhe as që e ka vënë ujin në zjarr kush, por dhe i kanë masakruar barbarisht….about:blank

Kjo Dhoma e Avokatisë së Tiranës apo e Shqipërisë, si nuk e tha një fjalë, kur pa se çfarë bëjnë homologët grekë të ulur këmbëkryq në mes të shtëpisë…”, shkruan gazetari.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *