JiL.al - Jeto i Lumtur

Babai i 2-vjeçares tregon se kush e dogji vajzën me cigare

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

TIRANË – Babai i 2-vjeçares, e cila ishte djegur në trup një ditë më parë me cigare, ka rrëfyer më tepër rreth ngjarjes së rëndë.

Ai tha se ka shkuar në banesë dhe e ka gjetur vajzën me plagë. Sipas tij, pas kësaj, bashkëshortja i ka thënë se 2-vjeçaren e kishte djegur djali i madh.

Babai u shpreh për MCN se më pas i ka thënë bashkëshortes, që të dy bashkë të çojnë vogëlushen në spital. Ai shton se këto deklarata ka dhënë edhe në komisariat, kur është thirrur nga policia.

Çfarë ka ndodhur me vajzën tuaj?

Vij e shikoj vajzën në shtëpi unë. I thashë nuses se çfarë ka vajza. Më tha se e ka djegur djali pa dashje. I thashë dakord, por të paktën ta çojmë në spital. Çoje në spital, i thashë.

Keni dyshime se ngjarja mund të jetë bërë nga dikush tjetër?

Jo, jo.

Plagët ku ishin, në të gjithë trupin?

Plagët në trup kanë ndodhur vetëm nga e djegura. Na morën në polici dhe këto që po them këtu, kam thënë dhe në komisariat.

Scroll to Top