Babai i Kiarës ishte i ftuar në “Ftesë në 5”, sot në një video-thirrje.
Ai ka folur për ndryshimin e saj, pas rikthimit në “Big Brother VIP Albania”, shkruan lajmi.net.
Babai i moderatores ka shpjeguar se Kiara pas eliminiminit kishte biseduar me të në telefon.
Ai tha se moderatorja vetëm ka qarë, për kritikat që ajo ka pranuar gjatë eksperiencës së saj në “Big Brother VIP Albania”.
“Ajo ishte shumë e ndrojtur, dhe e rezervuar. Por ajo më njoftoi se ka mundësi të rikthehej. Ajo vetëm qante, dhe thoshte se ku e dija unë se çfarë do të duhej të bënte. Unë i thash analizoje se çfarë mund të bëje ndryshe. Nuk ishte në inat e sipër, tani nga ju e kuptova se është përqafuar me Efin, dhe ja pra, ajo nuk mban inat. Njerëzit që ajo i do nuk i ofendon por i injoron. Mendoni këtë njeri sikur të jetë motra juaj, vajza juaj, mendoni se mund të ketë edhe ajo një jetë”, tha ai./Lajmi.net/