JiL.al - Jeto i Lumtur

Babai i Kiarës tha se do vijë me avokatë nga Italia, juristi i njohur zbulon pasojat

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ditën e sotme në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar juristi, Redon Meksi. Prej disa ditësh nëpër media është bërë mjaft virale një deklaratë e babait të Kiara Titos, i cili është shprehur se do ta ndjekë penalisht çështjen e vajzës së tij, pasi është i qëndrimit se Kiara është bullizuar nga opinionistët e “Big Brother VIP”.

Por si e sheh këtë situatë tepër delikate Redoni?

Për pjesën e kërcënimeve sigurisht që ka pasur persona që janë proceduar penalisht, pra që kanë kanosur dikë online. Këto kërcënime janë quajtur të vlefshme. Nëse është serioze rekomandohet denoncimi sepse ti nuk e di çfarë të pret. Ekziston një frikë që ti i fut personit dhe personi i kërcënuar ka të drejtën të marrë urdhër mbrojtjeje. Ky hap duhet të ndërmerret patjetër sepse përndryshe do të jesh gjithë kohës i kërcënuar dhe i bullizuar.

Për rastin e babait të Kiarës, mendoj se liria e shprehjes është liria bazë e kushtetutës. Kur ajo pastaj cenon dikë tjetër aty hyn në rol ligji. Në rastin e opinioneve nuk kemi të bëjmë me këtë gjë. Babai i Kiarës ka shprehur që opinionistët kanë qeshur me Kiarën dhe kjo gjë nuk është dukur farë mirë në sytë e tij. Ata në fakt kanë të drejtë ta bëjnë këtë gjë, nuk kanë për detyrë ta mbështesin Kiarën.

Kanë për detyrë të japin opionione të cilat janë mendime, analiza, jo shpifje dhe fyerje. Nëse guxon dhe i prish imazhin dikujt, gjobat shkojnë në mijëra euro. Gjobat variojnë si penalisht ashtu edhe civilisht. Varet sa publike është bërë kërcënimi, sa të është prishur imazhi, sa vlen imazhi yt. Duke i mbledhur këto shihet dhe vendoset çmimi i dëmshpërblimit.

Scroll to Top