Babai i Liridonës: Bënte jetë luksi! Naimi e ka vrarë vetëm!

Editor
2 Min Read

Zbulohen detaje shokuese në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt nga bashkëshorti i saj Naim Murseli.

Babai i Liridonës ka zbuluar se çifti ishte kthyer në Kosovë nga Suedia pasi Naimi kishte blerë shtëpi aty dhe i kishte kërkuar edhe të shoqes të kthehej.

Ai zbuloi se natën e vrasjes ata ishin nisur për të ngrënë darkë në Grashenicë, ndërsa rreth orës 20:00 ai është informuar për vdekjen e të bijës.

Sa i përket dyshimeve për rastin, i ati i Liridonës u shpreh se motivi i Naim Murselit ka qenë financiar, pra për të vrarë të shoqen dhe për të përfituar nga sigurimi i saj i jetës.

Pse u kthyen nga Suedia?

Babai: Naimi u kthye bleu shtëpi dhe i tha vajzës të kthehej dhe ajo. Vajza vinte me fëmijët dhe rrinte këtu me ne. Atë natë më tha se do shkonte në Grashenicë për të ngrënë darkë. Në orën 8 të darkës kam marrë lajmin se ishte vrarë vajza. Ne kemi kërkuar për zhvarrosjen e trupit të vajzës sime. Të vijë këtu në tokën e vet, pranë babait të vet. Naimi ka bërë krim të madh. Kush e ka bërë këtë punë e pastë gjynah këtë jetë dhe tjetrën. Kërkojmë drejtësi deri në pikën e fundit.

Cilat janë dyshimet, pse bashkëshorti i vajzës urdhëroi vrasjen e Liridonës?

Babai: Ne dyshojmë se ka pasur jetë luksi të madhe. ‘Ta vras këtë dhe t’ia marr pensionin, paratë çfarë i takojnë’, me këtë ide ka ecur Naimi. Vetëm për çështje ekonomike mund të ketë bërë. Të vrasë gruan dhe fëmijët ti leje në rrugë është gjynah i madh. Fëmijët janë në shtëpinë e Naimit. Nga ne nuk ka asnjë pengesë se ku duhet të rrijnë fëmijë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *