JiL.al - Jeto i Lumtur

Babai ‘ngriti në këmbë’ policinë për zhdukjen e vajzës, 15-vjeçarja

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 56-vjeçar denoncoi në policinë e Korçës zhdukjen e vajzës së tij 15-vjeçare më fshatin Drenovë, e cila ishte larguar nga banesa një ditë më parë. about:blank

Pas kallëzimit, policia nis menjëherë punën për gjetjen e saj.  Mësohet se pasditen e sotme, e mitura është gjetur nga autoritet. Ajo ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj  nga banesa.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 25.12.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasi M. T., 56 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, i cili kallëzoi se që prej datës 24.12.2023, është larguar nga banesa, vajza e tij 15-vjeçare. Po punohet për gjetjen e saj.

Në vijim të informacionit të mësipërm, i cili bën fjalë për largimin nga banesa të një 15-vjeçareje nga fshati Drenovë, Korçë, ju informojmë se kjo shtetase është gjetur dhe ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj nga banesa.

Scroll to Top