Babai nxorri vajzën në pritë, sekreti familjar që fshihet

Editor
4 Min Read

Aleksandar Gjorçevska, është arrestuar nga policia në Maqedoninë e Veriut pasi dyshohet se ka marrë pjesë në rrëmbimin dhe më pas vrasjen e vajzës së tij të mitur, Vanja.

Shkaku kryesor, i raportuar edhe nga mediet maqedonase, dyshohet se është përfitimi monetar.

Kjo pasi, nëna e vajzës së fundmi kishte shitur një shtëpi  dhe ish-bashkëshorti, bababi i Vanjës ka dashur ta shantazhojë për t’i marrë para. Ditën e djeshme u arrestua edhe i dyshuari kryesor në këtë ngjarje Lupço Palevski, në Turqi.

 Dyshohet se i ati ka qen në kontakt të vazhdueshëm me Palevskin dhe e ka informuar për lëvizjet e vajzës.about:blank

 Sekretet familjare

 Vanja, dëshmojnë miqtë dhe profesorët e saj, ishte një vajzë gazmore, e zgjuar. Të hënën, një javë pas rrëmbimit të saj dhe njëzet orë pas gjetjes së trupit të pajetë, shokët e shkollës së Vanjës, prindërit dhe mësuesit e tyre, nënshkruan Librin e Vajtimit.

 “Është e dhimbshme për ne të flasim për gjithçka. Ishte e qetë dhe e zellshme, i përmbushte detyrimet, një vajzë që nuk ishte në asnjë klan, merrej vesh me të gjithë, por them, ishte e qetë. Dimë vetëm se ajo ishte një vajzë e mrekullueshme që ëndërronte për të ardhmen”, ka thënë për Jutarnji list një nënë nga Shkupi, vajza e së cilës ndjek të njëjtën shkollë.

Siç u bindën gazetarët, askush në Shkup nuk do të flasë hapur për dyshimet e tyre se pse Vanja e pati një fat kaq të tmerrshëm. Megjithatë, një gazetar i tha Jutarnji list se prindërit e Vanjës janë të divorcuar, dhe se gjyshi i Vanjës, babai i nënës së saj, është një burrë i pasur. Tani ekziston mundësia që babai Aleksandri, i revoltuar kundër familjes së ish-gruas, të ketë dashur të nxjerrë para prej tyre, duke e ditur se sa të pasur janë.

 Gjithçka ka të bëjë me babain, i cili, siç e dimë, nuk ishte aspak një figurë pozitive në jetën e tyre. Ai dhe nëna e Vanjës ishin të divorcuar, gjyshi i Vanjës ishte drejtor i doganës dhe një njeri i pasur diku në vitin 2002 dhe të gjitha këto i trashëgoi nëna e Vanjës. Ata thonë se ai ishte i interesuar për para. Nga e dinin orën e saktë kur Vanja shkon në shkollë?

 Ata që u arrestuan thonë se ai u tha atyre këtë. Nuk dihet pse e vranë vajzën nëse kishin plan të shantazhonin nënën e saj. Diçka duhet të ketë shkuar keq.

 Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Oliver Spasovski, mbajti mbrëmjen e të martës një deklaratë për media ku njoftoi arrestimin në Turqi të Ljupço Palevski, autorit të vrasjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska. Gjatë deklaratës së tij ai u pyet dhe mbi mënyrën si u ekzekutua 14-vjeçarja, ku zbuloi se plaga që i solli vdekjen u shkaktua me armë zjarri.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *