Babai përballet me vrasësin e të birit: Dua të të shoh fytyrën, shpresoj të vdesësh në burg

Jil
Jil
3 Min Read

Babai i adoleshenti britanik, që u gjet i vdekur në pyllin e Tajlandës, është përballur me vrasësin e të birit në vendin e ngjarjes, ku u gjet trupi i 14-vjeçarit.

Steven Graham, 60 vjeç, fluturoi nga shtëpia e tij në Eastbourne, East Sussex, Britani për të ndihmuar në hetimin e vdekjes së 16-vjeçarit Woramet Ben Taota.

Ben u zbulua në një pyll në qytetin e tij të lindjes, Lampang, , më 7 maj me plagë të rënda në kokë dhe prerje në fytyrë.

Chaiwat Boonkarin, 44 vjeç, u akuzua për vrasje, pasi thuhet se rrëfeu vrasjen, duke i thënë policisë se e goditi me një copë dru, gjatë një mosmarrëveshjeje për drogën.

I lidhur me pranga dhe i veshur me një jelek antiplumb, ai ishte në pyllin, ku u gjet dhe trupi i pajetë i Ben.

Babai i Ben, Graham, i veshur me një bluzë blu dhe syze, iu afrua makinës së policisë duke i thënë vrasësit që ta shikonte në sy. Ai shihej që po dridhej nga dhimbja dhe inati ndërkohë që i bërtiste dhe shante vrasësin: Hiqe maskën, dua t’i shoh fytyrën. Ti je frikacak. Ti je frikacak.

Ai u ngushëllua nga nëna e Benit, Ooy Taota, e cila gjithashtu i bërtiste vrasësit, së bashku me disa të afërm.

Në vendngjarje, z. Graham tha: Unë thjesht dua ta mbys atë. Ai është i keq dhe llum.

Nëna e djalit, Ooy shtoi: Nuk mund ta kuptoj se çfarë ndodhi. Djali im ishte një djalë i mirë, tani nuk do të rritet kurrë. Shpresoj që vrasësi të vdesë në burg.

Chaiwat, për të cilin policia tha se u lirua së fundmi nga burgu për krime seksuale, thuhet se i tha policisë se e joshi Benin në pyll dhe e sulmoi atë, në shenjë hakmarrjeje për një marrëveshje droge.

Thuhet se ai kishte pretenduar se Ben dhe e dashura e tij Suraphltchaya Khamsa, 16 vjeç, e cila është ende e zhdukur, ishin shpërndarës të metamfetaminës për të, por i kishin vjedhur një ngarkesë.

Gjeneral-majori i policisë Mongkol Sampawapol, komandanti i policisë provinciale Lampang, tha: Vrasësi ishte i zemëruar sepse besonte se Ben mbante drogë për vete dhe të dashurën e tij, kështu që ai e goditi viktimën me dru disa herë, derisa vdiq.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *