Babë e bir goditen nga rrufeja gjatë rrugës për në shtëpi

Jil
Jil
2 Min Read

Grayson Boggs 6-vjeçari vdiq disa javë pasi ai dhe babai i tij, Matthew Boggs, u goditën nga rrufeja në rrugën e tyre në Valley Mills, TX. Grayson, vëllai i tij Elijah Boggs dhe babai i tyre sapo kishin zbritur nga autobusi kur ndodhi incidenti tragjik. 

Elijah tregoi për mediat se kur pa babain dhe vëllain e tij të rrëzuar përtokë, ai mendoi se ata thjesht po bënin shaka. Grayson dhe babai i tij ishin kapur për dore kur rrufeja zbriti nga qielli pa paralajmërim dhe i goditi ata. “Isha vërtet i frikësuar. E rrotullova Grayson-in dhe ai po buzëqeshte paksa. Mendova se ata thjesht po bënin shaka, por kur e përmbysja babin, i rridhte gjak nga mesi i kokës dhe tashmë fytyra e tij ishte ngjyrë vjollce”, tha Elijah Grayson.


Sipas nekrologjisë së tij, Matthew (34) u godit për vdekje menjëherë. Grayson u dërgua me urgjencë në Spitalin e Fëmijëve McLane në Temple, Teksas. Nëna e tij, Angela Boggs, ndau me KWTX se fjalët e fundit të Matthew ishin për Grayson duke thënë: “Të dua, mik”. 

Grayson pësoi dëmtime në lobin frontal dhe nervin e tij optik. Ai vdiq më 16 qershor, pak më shumë se një muaj pas incidentit, shkruajnë mediat e huaja. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, mesatarisht 28 njerëz në SHBA vriten nga rrufeja çdo vit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *