‘Babi, ia dola’, Ronaldo Sharka bëhet pjesë e Top Channel

Jil
Jil
1 Min Read

Gazetari dhe moderatori i njohur shqiptar, Ronaldo Sharka do të rikthehet sërish në ekran me një emision të tijin. Ai do të ketë një projekt të tijin në Top Channel, ku do të jetë pjesë e emisionit ‘E diell’ me një emision të tijin.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatori, i cili përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se do ta shohim nga kjo e diel në Top Channel. Këtë sukes ai ia dedikon babit të ndjerë, i cili ndërroi jetë vetëm disa javë më parë për shkak të një sëmundjeje të rëndë nga e cila vuante.

“Babi, ja dola. Jam i lumtur t’ju them se tashmë jam zyrtarisht pjesë e @topchannelalbania. Duke nisur nga kjo e diel në @ediell_topchannel, nisim “Mos i bjer me Top” ku besojmë se do të afeksionoheni pas këtij programi, kemi aq shumë gjëra sa që për efekt të syrit të keq, po ju zbulojmë vetëm kaq”, shkruan Ronaldo.

Kujtojmë që gazetari ishte pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, duke fituar edbe zemrat e publikut për kohën që ai ishte pjesë e shtëpisë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *