E ftuar ditën e sotme në emisionin “Pardon My French” ishte Balina Bodinaku. Ajo ka qenë opinioniste e edicionit të parë te BBV. Balina ka treguar më shumë rreth eksperiencës së saj në edicionin e parë dhe gjithçka rreth edicionit të dytë dhe mënyrën se si ajo e ka parë me një sy tjetër jo si opinioniste.
Si e ka përjetuar dhe si e ka parë Balina këtë edicion të dytë të “Big Brother VIP”?
E kam parë sigurisht në pozita më komode, më qetë padiskutim duke qenë se nuk e kam pasur presionin, tensionin dhe trysninë që ka qenë dhe që ndjehet shumë nga kolltuku i kuq.
Pse nuk ishte pjesë e edicionit të dytë të BBV si opinioniste?
Isha sëmurë pasi mora ftesën, kisha probleme shëndetësore dhe isha në spital dhe nuk arrita dot madje ishte një moment që po mendonim nëse e kapim apo jo pastaj mjeku nuk më lejoi që të dilja.
A e ka marrë malli për ato momente në “Big Brother VIP”?
A e ka marrë malli për ato momente në “Big Brother VIP”?
Varet nga momenti. Unë në atë moment nga ana shëndetësore nuk isha mirë, ke disa momente ku ti nuk do t’ia dish për asgjë. Javët e para të “Big Brother”-it unë realisht i kam humbur, nuk i kam ndjekur dot sepse nuk isha mirë.
A do të kishte dëshirë Balina që të ishte pjesë e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”?
Është edhe shumë i vështirë në njëfarë mënyre edhe i ezauruar, në kuptimin si eksperiencë nga ana ime, padiskutim do të ishte shumë më e lehtë pas herës së parë. Nuk e di por unë gjithmonë mendimet ia kam lënë momentit nuk ka pse të mendoj për to para kohe.
- Më të lexuarat
- Shkodrani i “çmendur” pas Luizit, nuk do ta besoni se çfarë bëri në fletën e votimit (Foto)
- Shifra marramendëse, ja cfarë REKORDI të jashtëzakonshëm theu kënga e Luizit me të…
- Foto/ Luiz Ejlli nuk ndalet, thyen një tjetër rekord, ja çfarë ndodhi me…
- Krisje mes Kiarës dhe Luizit? Çifti publikon FOTON që i habit të gjithë