Balina Bodinaku kundra Big Brother: I rreshtuan Kiarës ish-të dashurit për show

Jil
Jil
1 Min Read

Ish-opinionistja e Big Brother VIP ka reaguar në lidhje me informacionet që iu dhanë Kiarës në prime e kaluar.

Sipas Balinës, gjithçka po përdoret për spektaklin.

“Mua nuk më ka kaluar ende shija e keqe e avantazhit që fitoi Kiara. Dhe kjo jo thjesht për keqardhje ndaj situatës, në të cilën u vendos ajo vajzë, por edhe sepse kjo situatë na bën më të ndjeshëm pasi na prek të gjithëve. Prej kohësh në Big Brother po ndodh përdorimi dhe instrumentalizimi i termave shumë të rëndësishme dhe delikate si feminizmi, seksizmi, dhuna ndaj gruas apo bullizimi për qëllime të strategjive në lojë apo për qëllime të show-t dhe spektaklit.

Nuk ka asgjë spektakolare dhe asgjë feministe që t’i rreshtosh një vajze në formën sesi u bë, listën e ish-të dashurve, para miliona shqiptarëve, duke e bërë atë të ndihet e turpëruar dhe e zvogëluar”, tha ndër të tjera Balina.

Lexo të radhës

“Kam vendosur të ta jap ty çmimin e madh”/ Luizi i bën premtimin ekstrem, reagimi i Kiarës nuk pritej

Luizi për Antonetën: Më uli me komentin që bëri kur hyri

Kërkohet përjashtimi i Qetsorit nga BBVA pas veprimit të turpshëm ndaj Kiarës

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *