Bardhi rikthehet në Instagram, ja çfarë paralajmëron këngëtari

Editor
3 Min Read

Çdo reagim i Bardhit në rrjetet sociale ose në media përbën një lajm tashmë dhe i tillë është bërë publikimi i tij më i fundit në Instagram.

Ndërkohë që është komentuar pafund për daljen e tij nga shtëpia e Big Brother Vip si edhe për marrëdhënie e tij me Sara Gjordenin, mesa duket Bardhi ka vendosur që tashmë vëmendja kryesore të jetë muzika e tij..

Përmes një postimi të bërë vetëm pak minuta më parë në profilin e tij të Instagramit, reperi ka paralajmëruar projektin e tij më të ri muzikor.

“Një këngë e re është duke ardhur”, ka shkruar Bardhi bashkangjitur një fotografie ku shihet i veshur me një kanotjerë të bardhë dhe një palë pantallona ngjyrë jeshile, teksa është i ulur në nëj karrige.

Kujtojmë që në një intervistë të dhënë së fundmi, menaxheri i Bardhit, Jetmir Agaj, ka treguar se marrëdhënia e tij me Bardhin vijon të jetë e mirë dhe korrekte ndërsa ai ka shtuar se jeta e tij private nuk i intereson aspak dhe nuk ka aspak të drejtë ta gjykojë.

Marrëdhënia e punës që kam krijuar me Bardhin vazhdon të jetë e mirë. Te jeta private nuk kam interes, as të drejtë të gjykoj. Unë nuk kam ndërhyrë as nuk kam vendosur asgjë për jetën e tij. Nuk kisha dashur as ta diskutoj këtë temë. Unë po pres një fëmijë në shtëpinë time, nuk është e drejta ime të vendos për të”, ka thënë Agaj.

I pyetur nëse do vijojë raporti i tyre, Jetmiri ka thënë:

“Sigurisht që do vazhdojë raporti. Krisje të marrëdhënieve nuk mund të ketë, ka keqkuptime. Ai vinte dhe hante bukë në shtëpinë time, e shoh si vëlla të vogël, si mundet t’i prishim raportet? Këtë gjë e hedh poshtë direkt”

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *