JiL.al - Jeto i Lumtur

Bardhi thyen heshtjen, tregon arsyen e konfliktit të Sarës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Bardhi ishte i ftuar sot në Fan Club ku ka folur për situatat e fundit që kanë ndodhur pas daljes së tij nga BBV3.

Sa i përket qëndrimit të nënës së tij në spital, Bardhi tregon se nëna e tij ka patur probleme me tensionin, ka shkuar në spital, por nuk e ka kaluar natën aty.

Ndërsa në lidhje me marrëdhënien e tij me menaxherin, Bardhi shprehet se nuk ka komunikuar me Jetmirin që një ditë pasi doli nga BBV3. Ai shprehet se ende nuk e kanë sqaruar problemin me njëri-tjetrin dhe bëri me dije se ditën e sotme do hapë një Instagram të ri.

Bardhi: Nëna është mirë. Nuk ka qenë Gjermani, prej Gjermanisë ka ardhur 6 mars, në atë koncert nuk ka qenë fare. Në spital ka qenë por nuk ka fjetur aty, ka shkuar të vizitohet dhe është kthyer në shtëpi, nevoja për të patur të birin pranë është mëse normale.

Keqmenaxhimi i situatës që kur unë isha brenda, ishte arsye e konflikt të Sarës me Jetmirin. Fshirja e fotove tona etj. Përsa i përket Jetmirit, nuk kam diskutuar që nga dita e nesërme që kam dalë nga shtëpia. Unë do e zgjidh këtë problem dhe do e bëjmë publike apo jo këtë gjë, është për t’u parë.

Sot do hapet Instagrami im i ri dhe do publikohet tek profili i Sarës. Foton e nënës e ka postuar Jetmiri, por ia ka dërguar motra ime. Mami ka pasur tre ditë të tjera pa qejf, por shyqyr Zotit kaloi.

Sarës i jam shumë mirënjohës se çfarë ka bërë për mua dhe e dua fort.

Scroll to Top