JiL.al - Jeto i Lumtur

Basha ‘mallkon’ politikanët. SPAK-u u lëntë pa gjumë!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama, pasi sipas tij po tenton të shpikë mekanizma për të qetësuar frikën dhe ankthin që i ka kapur nga Prokuroria Speciale (SPAK).

Gjatë një diskutimi me gazetarët, Basha gjithashtu tha se fton këdo që ka qëllime të sinqerta për reformën zgjedhore, t’i bashkohet tavolinës së punës.

Ai renditi edhe njëherë pikat kryesore që PD do të kërkojë siç janë listat e hapura, barazia e votave, votimi dhe numërimi elektronik si dhe vota e diasporës.

Pjesë nga deklarata e Bashës:

Kush ka panik nga SPAK-u, ia shtoftë Zoti panikun, i lëntë pa gjumë. Nuk ka nevojë për të shpikur instrumenta për të qetësuar frikën, panikun dhe ankthin nga SPAK-u.

Thirrja ime ndaj çdokujt që nuk e ka me hile dhe nuk bën lojëra personale, është t’i lërë alibitë dhe të bëhet pjesë e punës së komisionit. Listat e hapura, nëse ka kryetar partie që s’i pëlqen kjo, ta thotë fare qartë. Barazi vote, jo 8500 vota për t’u bërë deputet në Vlorë dhe 13500 vota për t’u bërë deputet në Kukës. Votim dhe numërim elektronik. U provua në 3 palë zgjedhje, pati zero vota të pavlefshme, shmangu numërimin me ditë, me javë, si dhe përplasjet. Dhe vota e diasporës. Nëse ka ide të tjera, sigurisht duhet t’i dëgjojmë.

Scroll to Top