“Bashkë Fitojmë” ankimon në KQZ rezultatin e zgjedhjeve (Dokumenti)

Jil
Jil
1 Min Read

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka ankimuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rezultatin në bashkinë e Maliqit, me pretendimin se ka pasur parregullsi në fletët e votimit që janë numëruar.

Opozita thotë se fletët e votimit që duhet të shpalleshin të pavlefshme pasi kishin probleme me vulat, janë përfshirë në rezultat.

“Nuk përputhet numri i zgjedhësve me fletët e përdorura, me renditjen sipas pajisjes elektronike të identifikimit të personave me fletët e marra në dorëzim për disa qendra votimi: 3789, 3790, 3792, 3795, 8313, 3815, 3816.

Numri i fletëve të përdorura është më i vogël se diferenca e numrit të fletëve të marra në dorëzim, me numrin  e gjendur në kuti dhe numërimin e fletëve të dëmtuara në disa QV: 3822, 3823/1, 3824, 3826, 3827, 3827/1, 3828″.

Sipas “Bashkë Fitojmë”, këto parregullsi kanë ndikuar në rezultatin e thellë përfundimtar të Kryetarit të Bashkisë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *