JiL.al - Jeto i Lumtur

BBV3″ pritet të nisë në Janar, zbulohen disa nga emrat e rinj

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Moderatori e kuzhinieri Alfio Rrotani, këngëtari La Fazani (Arbër Salihu) dhe reperi Bardhi janë tre konkurrentët e tjerë të ‘Big Brother Vip 3’.

Sakaq, më herët janë konfirmuar edhe dy emrat e parë që do i bashkohen formatit të famshëm, balerini Graciano Tagani dhe këngëtari Endrik Beba.

Edicioni i tretë i ‘reality-show’ do të nisë më datë 13 Janar, ditë e shtunë. E teksa prej kohësh përflitet se kush do të jetë prezantuesi, i njëjti burim bën me dije se këtë vit formati i njohur i është besuar Ledion Liços në moderim.

Ky sezon do të vijë me një koncept tërësisht ndryshe që nga ambientet e rinovuara të shtëpisë e deri tek banorët që do të marrin pjesë.

Scroll to Top