BBVA, Lorenci për Oltën: Nuk ka asnjë moment njerëzor në këtë lojë, më ha bukën

Jil
Jil
2 Min Read

Gjatë debatit të ashpër që Luizi kishte me Antonetën, kjo e fundit u largua duke qarë dhe akuzoi Luizin se po i shkakton presion gjithë kohën.

Olta i shkoi nga pas Antonetës dhe i kërkoi të mos e lërë debatin për gjysmë, por të shkojë të debatojë sërish, pasi argumentet i ka.

Pikërisht, nxitja e Oltës ndaj Antonetës që të debatonte sërish me Luizin, u komentua nga Lorenci.

Ky i fundit tha se Olta është i vetmi person në shtëpi që nuk ka shfaqur në asnjë moment, një anë njerëzore.

Sipas tij, ajo bën çdo gjë sa për tu dukur, njësoj siç u soll edhe me të pas spektaklit, kur banorët iu kthyen kundër për deklaratën e tij ndaj Keisit.

E vetmja banore që i doli në krah Oltës ishte Dea. Ajo tha se të gjithë, të paktën në një moment të caktuar janë treguar njerëzorë.

Duke biseduar me Dean në kuzhinë, Lorenci u shpreh se Olta “i ha bukën” dhe se nuk e duron dot fare.balkanweb.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *