JiL.al - Jeto i Lumtur

A ka gisht Behar Bajri për zhdukjen e Ervis Martinajt?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Behar Bajri ëshët ekstraduar sot nga Franca nën masa shumë të rrepta sigurie. 43-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht nga SPAK për operacionin “Metamorfoza” duhet të sillej nga Franca në Shqipëri mbrëmjen e të mërkurës, por vetëm mëngjesin e sotëm ai ka shkelur tokën shqiptare.about:blank

Gazetari Igli Çelmeta tregoi se sipas SPAK Bajri akuzohet për vrasjen e Gjin Boriçit në Vaun e Dejës në 2020 për llogari të Vis Martinajt.

“Dyshohet se Pëllumb Gjoka ka porositur Behar Bajrin për vrasjen e Kleanti Musabelliut dhe ky i fundit ka shkëmbyer objektivat me Vis Martinajn dhe Musabelliun do ta ekzekutonte ky i fundit, një vrasje që nuk është kryer. Të gjitha këto janë zbardhur nga zbërthimi i aplikacionit SKY. Do jetë një beteje e fortë e avokatëve mbrojtës dhe SPAK pasi janë vetëm komunikimet në aplikacionin Sky dhe nuk ka prova të tjera shkencore si shenja të gishtërinjve për të arrestuar persona të caktuar për një vrasje”, tregoi gazetari.

Scroll to Top