Bëmë baba të të ngjaj… Djali ‘ndahet’ nga Ronaldo, i bashkohet akademisë së gjigantëve të Europës

Jil
Jil
1 Min Read

Cristiano Ronaldo Jr, djali i ish-sulmuesit të Manchester United, Cristiano Ronaldo, u regjistrua në akademinë e Real Madridit. Për të thuhet se është një talent i vërtetë, pasi ka shënuar më shumë se 50 gola në 20 ndeshje mes lojtarëve nën 14 vjeç.

Cristiano Ronaldo luajti për Real Madridin nga viti 2009 deri më 2018 dhe për këtë arsye e njeh mirë “Cantera Capitolina”. Rrjedhimisht, djali i CR7 nuk do të ndjekë të atin në Arabinë Saudite, ku ish-lojtari i Manchester United është gati të nënshkruajë një kontratë me Al-Nassr për 2 vite e gjysmë me një pagë rreth 200 milionë euro në sezon.

Më herët, duke folur për djalin e tij, Ronaldo Jr, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka paralajmëruar diçka me siguri: “Ai është si unë, nuk i pëlqen aspak të humbasë dhe ka shumë shpirt gare. Jam i sigurt se do të bëhet një futbollist i madh, si unë. Jam i bindur se do të ketë një të ardhme të ndritur në futboll”.noa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *