Gjatë kësaj të premte Prokuroria e Romës ka kërkuar dënimin me 21 vite burg për “zotin” shqiptar të drogës, Elvis Demçe. Së bashku me katër persona të tjerë, Demçe akuzohet për vrajse të mbetur në tentativë.
Më 22 tetor 2020 tentuan që të vrisnin 45-vjeçarin Alessio Marzani, i cili mbeti i plagosur.
Prokurorët Mario Palazzi dhe Francesco Cascini kërkuan gjithashtu një dënim me 21 vjet për Daniele Gallarello, 18 vjet për Alessandro Corvesi, 35 vjeç dhe 14 vjet për Matteo Costacurta.
Ky i fundit, sipas medieve italiane, njihet edhe si “Princi”. Gjithashtu 8 vite u kërkuan edhe për Marzanin, i akuzuar për zhvatje.
“Është një grup me një profil me kapacitet shumë të lartë kriminal dhe rrezikshmëri shoqërore”, tha prokurori Palazzi në sallën e gjyqit.
Demçe, i lidhur në të kaluarën me Fabrizio Piscitelli, alias Diabolik, lideri i Lazio Irriducibili i vrarë më 7 gusht 2019 në Parco degli Acquedotti, u arrestua së bashku me Costacurta dhe Corvesi në korrik të vitit të kaluar nga karabinierët e njësisë hetimore Ostia për plagosjen e Marzanit.about:blank
Deshifrimi i disa bisedave të koduara me sistemin “Sky-Ecc” ishte thelbësor për hetimet nga karabinierët, të koordinuara nga drejtoria e qarkut antimafia të Romës.