Benzema refuzon edhe ftesën e presidentit Macron për finalen

Jil
Jil
1 Min Read

KATAR – Prej momentit që Franca u kualifikua për në finale, pasi mundi Marokun në gjysmëfinale, veç kësaj arritjeje sportive, tema e ditës ishte rikthimi i Karim Benzema në Katar, pa qenë e qartë nëse do të ishte si tifoz dhe mbështetës i shokëve të skuadrës, apo për të luajtur disa minuta në ndeshjen e fundit të këtij Botërori.

Fituesi i “Topit të Artë” u dëmtua një ditë përpara fillimit të Kampionatit Botëror dhe rikuperimi i parashikuar ishte 3 javë. Sot, ai është në gjendje të mirë edhe për t’u aktivizuar disa minuta, por i pyetur për këtë rikthim, trajneri Didier Deschamps ka patur një përgjigje të ftohtë e të thatë çka ka sjellë me sa duket hapjen e një çështjeje mes tij dhe yllit të Realit të Madridit.

Gjithsesi, këtë mbrëmje Karim Benzema ka refuzuar tashmë zyrtarisht edhe ftesën e presidentit francez Emmanuel Macron, për të marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës, thanë burimet për ESPN.noa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *