JiL.al - Jeto i Lumtur

Berisha: Ahmetaj e pranoi se Edi Rama drejton një organizatë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Duke komentuar intervistë e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se, ai faktoi se Rama drejton një organizatë kriminale që quhet qeveri.

Për kryedemokratin, 20 Shkurti është dita e revoltës.

“A e dini ju miq që Shqipëria është sot i vetmi vend në botë, në të cilin 60 përqind e të arrestuarve janë në paraburgim pa dënim?

Se nuk ka prokurorë, se nuk ka gjykatës për të shqyrtuar dosjet e tyre. Se policët i arrestojnë me të padrejtë. Se gjykatësit japin vendime partiake.about:blank

Janë pra 60 përqind e atyre që sot vuajnë sot në qeli, të padënuar. Me Kushtetutë, janë të pafajshëm.

Megjithatë mbahen aty sepse kryebanditi në krye të rendit, Taulant Bego, kërkon të paraqitet si i suksesshëm, paçka se arreston të rinj për 1 apo 2 gramë kanabis, ndërkohë që kamionët, kontejnerët, vijnë dhe shkarkohen me kokainë. Ato i lë të lira sepse ka porosi nga Edi Rama.

A e dëgjuat Arben Ahmetajn në rrëfimin e tij rrëqethës për çdo shqiptar? Kanabizimi i vendit, velloja e tmerrshme e krimit që mbuloi Shqipërinë, ka një autor, kë një arkitekt, dhe ky është Edi Rama.

A e dëgjuat miqtë e mi kur tha se po të hetohen djegësat, përfshihen nivelet maksimalisht më të larta, dmth Edi Rama, dhe shqiptarët do llahtarisen?

Pra, atë që kemi thënë me qindra herë që Edi Rama drejton një organizatë kriminale që quhet qeveri, dhe që nuk mund ta thonim kurrë po të mos ishte e vërtetë, atë e tha numri dy i qeverisë, e tha Arben Ahmetaj.

Scroll to Top