Sali Berisha ka postuar një mesazh të një qytetari që jep detaje nga vrasjen e djeshme në Kurbin.
Berisha shkruan në tekstin shoqërues të mesazhit se policia ka qenë bashkëpunëtore në vrasjen e djeshme në Kurbin.
“Qytetarët dixhital akuzojnë direkt narkoshefin e policisë së Kurbinit si organizator të vrasjes”, shkruan kreu i PD.
Postimi i plotë
Policia bashkëpuntorë në vrasjen e djeshme në Kurbin.
Qytetarët dixhital akuzojnë direkt narkoshefin e policisë së Kurbinit si organizator të vrasjes.
Lexoni dëshmitë.
-Përshendetje dr po ju njoftoj për detaje të reja që kanë dalë lidhur me ngjarjen që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kurbin. Sipas burimeve tona nga Kurbin i bëhet me dije se autoret kanë hyrë në biznesin e z. Ardjan Gjeloshi të veshur me uniforma policie. Autorët i kanë bërë presion rojes së biznesit duke i thënë hape portën se jemi policia. Autorët e krimit dyshohet se kanë qënë rreth 8 persona të veshur me uniforma policie.
Autorët kanë qënë me dy makina Range Rover si dhe një Mercedez Benz. Për të arritur deri në atentatin e sotëm atentorët dyshohet se kanë paaur edhe ndihmën e shefit të policisë së Kurbin, Shkëlzen Metushi. Metushi disa ditë më parë ka shkuar në biznesin e z. Ardjan Gjeloshi duke bërë kontrolle të befasishme si formë presioni.
lajmifundit.al/