Bie në koma fëmija 18 muajsh, zbardhen dyshimet e para

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një fëmijë 1 vjeç e gjysmë ndodhet në gjendje të rëndë në spital, pasi nëna e rëzoi teksa po e udhqente.

Mediat italiane shkruajnë se i vogli nga province e Kremonës është transportuar me helikopter në spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo dhe është shtruar me prognozë të rezervuar e ndodhet në rrezik për jetën.

Sipas hetimeve të para, gruaja po ushqente me gji fëmijën e saj 18 muajsh ulur në shkallët e shtëpisë kur fëmija u rrokullis papritur, duke rënë dhe goditur kokën në njërën nga shkallët.

Karabinierët po hetojnë se çfarë ka ndodhur dhe pas alarmit të dhënë nga prindërit, si zakonisht kanë mbledhur dëshmitë e tre personave që ndodheshin në shtëpi me nënën e tyre.

Scroll to Top