JiL.al - Jeto i Lumtur

Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën i mituri (Detajet)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një djalë 10-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike në hotelin Tiffany’s në Britaninë e Madhe.

Ai u gjet i pavetëdijshëm të dielën në mbrëmje dhe u dërgua menjëherë në spital. Por 10-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte lëndimeve të marra dhe ndërroi jetë ditën e enjte në spital, teksa kishte pranë familjen e tij.

Ende nuk dihen rrethanat në të cilat i mituri ra në kontakt me tensionin e lartë të energjisë elektrike.

Policia ka vijuar inspektimet për zbardhjen e ngajrjes, ndërkohë që dhe vetë Hotel Tiffany u mbyll vullnetarisht dhe u vendos në dispozicion të hetuesve.

“Ne jemi të prekur nga lajmet që kemi marrë sot. Mendimet dhe lutjet tona mbeten me familjen në këtë kohë të vështirë. Siguria dhe komoditeti i mysafirëve tanë mbetet prioriteti numër një. Linjat tona telefonike mbeten të hapura”, tha stafi i hotelit në një komunikatë zyrtare.about:blank

Ata shtuan se do t’u ofrojnë autoriteteve përkatëse çdo ndihmë që u nevojitet për të kryer hetimet.

Scroll to Top