JiL.al - Jeto i Lumtur

Bie në Prangat e Policisë një 21-vjeçar, zbardhen Detajet e para

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi u kap me një sasi droge. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet J.L.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin J. L., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 17, Korçë, gjatë kontrollit fizik 21-vjeçarit iu gjet një sasi e vogël e lëndës së dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Toyota” që ky shtetas drejtonte, iu gjet një sasi tjetër me lëndë të dyshuar kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 45 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, Maliq, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me grushte një 33-vjeçar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftim.

Scroll to Top