Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare që jeton në Modena të Italisë. Vajza 1-vjeçare e familjes shqiptare ka rënë nga kati i tretë i banesës ku jetonin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e ditës së sotme.
Corriere Della Sera shkruan se ka qenë nëna 25-vjeçare e foshnjës e cila ka dërguar menjëherë vajzën në qendrën shëndetësore, dhe më pas është dërguar me urgjencë në spital.
Sipas mediave italaine vajza ka qenë vetëm me nënën në momentin që ka ndodhur ngjajr a e rëndë, ndrsa ka rënë nga dritarja e dhomës së gjumit, në rrethana ende të paqarta.
Foshnja 1-vjeçe ra nga rreth 6 mmetra lartë si, ndërsa aktualisht ndodhet në spital në luftë për jetën.
E rëndë në Tiranë/ Gjendet pa shenja jete një person, zbardhen detajet e para
Akuzohet për sulmin terrorist në veri, avokati i njohur shpjegon si Radoiçiç mund të ekstradohet në Kosovë
Gazetari i njohur zbulon shkakun pse Laert Haxhiu kërkonte vrasjen e avokatit: Dyshohet se mbrojti…
Përveçse morën në pyetje të ëmën, autoritetet policore dëgjuan edhe dëshminë e ndihmës së shpejtë. Për momentin nëna e re nuk rezulton të jetë nën hetim.
Lajmi për ngjarjen u përhap me shpejtësi dhe në vendin e ngjarjes shkuan miq e kolegë të prindërve. Sa i takon babait, ai mësohet se punon në një kompani ndërtimi në Parma dhe ndodhej në punë në momentin e ngjarjes.