Një 30 vjeçar shqiptar ka përfunduar në spital pasi ra nga kati i tretë i një hoteli duke tentuar t’i shpëtonte policisë italiane.
Ngjarja ka ndodhur natën midis të shtunës dhe të dielës në Trieste.
Siç raportojnë mediat italiane, 30-vjeçari po qëndronte në dhomën e një hoteli.
Ai ishte në kërkim ndërkombëtar pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër dëbimi nga territori italian.
Sipas mediave, shqiptari ka pësuar thyerje në hundë.