Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në pyllin me pisha në fshatin Mishovë,të ish/njësisë administrative Sinjë në Berat.
Pas njoftimit të marrë, drejt zonës janë nisur disa mjete zjarrëfikëse,që punuan me pompa shpine e mjete rrethanore në zonë,për shkak të mungesës së rrugës.
Edhe pse zjarri u përhap me shpejtësi,i favorizuar nga era dhe temperaturat, zjarrëfikësit mundën ta lokalizojnë atë në një kohë të shkurtër, duke shpëtuar nga zjarri kurorën me pisha shekullore.
Shërbimet zjarrëfikëse konfirmojnë se zjarri ka qënë i qëllimshëm dhe se ata janë duke monitoruar situatën.
Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe reth 0.1ha por fatmirësisht nuk është prekur nga flakët kurora e pishave.