Bien në pranga 3 personave në Elbasan, nis procedim për 5 të tjerë

Editor
2 Min Read

Vihen në pranga 3 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas dhe vijon puna për kapjen 1 tjetri, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin D. H., 56 vjeç, banues në Librazhd, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

-U. T., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan 1 mjet prerës (thikë), ndërsa gjatë kontrollit në banesë i gjetën dhe sekuestruan 1 përforcues grushti;

-A. M., 36 vjeç, banues në Elbasan, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 10-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. G., 21 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe shkelma, shtetasin M. D., 30 vjeç.

Gjithashtu, këta specialistë shpallën në kërkim shtetasin Y. S., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se gjatë natës, në lagjen “Kala”, ka vjedhur me thyerje në dyqanin e shtetases Sh. L., disa produkte kozmetike.about:blank

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

E. K., 45 vjeç, banues në Gramsh, pasi më datë 24.12.2023, në fshatin Qerret, në rrugë, dyshohet se ka kanosur me shkop druri, një 63-vjeçare, për motive pronësie;about:blank

N. B., 37 vjeçe, banuese në Gramsh, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasen H. K.
Gjithashtu, u proceduan penalisht bashkëshortët e këtyre shtetaseve, shtetasit B. B., 39 vjeç dhe E. K., 36 vjeç, pasi kanë goditur me grushte njëri-tjetrin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *