BIRN: Rama “katharsis teatral” me ndryshimet në Partinë Socialiste

Jil
Jil
3 Min Read

Në një mbledhje kryesie me dyer të mbyllura të mërkurën, kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama shkarkoi të gjithë sekretariatin e partisë, përfshirë edhe sekretarin e Përgjithshëm, Damian Gjiknuri. Shmangia e Gjiknurit nga detyra e dytë më e lartë e Partisë Socialiste vjen vetëm pak ditë pasi emri i tij u përmend në dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme kundër ish.zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili iu shmang përballjes me drejtësinë pas akuzave për korrupsion dhe pastrim parash.

Sipas dosjes së SPAK, Gjiknuri dyshohet se përfitoi në dy raste pagesa hotelesh nga biznesmeni i koncesioneve të inceneratorëve, Klodian Zoto, në kohën që mbante detyrën e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë. Gjiknuri mohoi të ketë fjetur në hotelin e paguar nga Zoto dhe pretendoi se shpenzimet e tij ishin mbuluar nga ministria. Në vend të Gjiknurit, asambleja votoi propozimin e Ramës për Blendi Klosin, një ish-ministër i Mjedisit në vitet 2017- 2021.

“Jam komanduar deri në zgjedhjet që do të bëhen në Kongresin e shtatorit,” konfirmoi Klosi në një komunikim telefonik me BIRN, në mungesë të një njoftimi apo komunikimi zyrtar për mediat pas mbledhjes së Asamblesë.

Në po të njëjtën mbledhje, Rama propozoi zgjedhjen e kryetarit të ri të Grupit Parlamentar duke ia besuar këtë detyrë Blendi Çuçit, ish-ministri i Brendshëm. Rama e shkarkoi Çuçin pak javë më parë pas skandalit në Fushë-Krujë, ku të afërmit e deputetit Rrahman Rrahja ushtruan dhunë mbi qytetarët, të cilët policia e këtij qyteti kishte dështuar t’i merrte në mbrojtje. Por për ekspertët e politikës, këto lëvizje të Ramës prodhojnë më shumë konsum publik se sa tregojnë një reflektim të vërtetë të tij për t’u përballur me skandalet e njëpasnjëshme dhe përfshirjen e shumë zyrtarëve qendrorë dhe vendorë në akte korruptive. Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike, i tha BIRN se ndryshimet në mbledhjen e fundit të kryesisë së Partisë Socialiste janë veçse një riciklim emrash, që nuk e ndryshojnë imazhin e qeverisjes.

“Reflektimi do të duhej të bëhej në dy aspekte, për t’u distancuar nga çdo individ i korruptuar dhe për të krijuar mekanizma parandalues ndaj rasteve të tilla,”-tha Krasniqi, duke shtuar se “kjo nuk ndodhi”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *