Real Madridi nuk e ka harruar Kylian Mbappen dhe vetë futbollisti mban ende shpresa për t’u bashkuar me spanjollët. Mediat britanike raportojnë se edhe pse në publik palët i kanë refuzuar kontaktet, ata kanë mbajtur të hapura kanalet më diskrete të komunikimit.
Saga e Mbappe te Real Madrid po hyn në një fazë të re. Verën e kaluar, vendimi i Mbappe për t’iu bashkuar Realit u ndikua nga presioni politik. Zyrtarë të rangut të lartë nga Katari dhe presidenti francez Emmanuel Macron u përfshinë në bisedimet për kontratën e tij të re. Paratë gjithashtu luajtën një rol të rëndësishëm.
Nga ana tjetër, thuhet se Real Madridi, në mënyrë të paprecedentë, i ofroi Mbappes 100% pronësi të të drejtave të tij të imazhit, gjë që PSG nuk e bëri. Në Paris pati festime teksa Mbappe pozoi me një fanellë që mbante numrin 2025. Por në realitet, zgjatja e kontratës së tij ishte vetëm deri në vitin 2024, me një opsion rinovimi për një sezon më shumë.
Së fundmi duket se Mbappe dhe Real Madrid po punojnë në hije për të gjetur zgjidhjen ligjore të kalimit të francezit në Spanjë pasi ky i fundit nuk e ndjen vetën në qendër të projektit të skuadrës së tij aktuale.
Tv Klan