Bledi Mane degjeneron Nitën: Unë më mirë martohem me Kristin ose Ronaldon

Jil
Jil
3 Min Read

Bledi Mane vijon ende me deklarata të forta online për Nita Latifin. I mllefosur nga deklaratat e Nitës, Bledi shkruan se më mirë martohet me Kristin ose me Ronaldon sesa me të.

‘Më mirë martohem me Kristin ose me Ronaldon sesa me Nitën… pray for Nita’– shkruan ai në ‘Instagram’.

Kujtojmë se dy ish-konkurrentët e “Big Brother VIP 2” kanë hedhur akuza të forta ndaj njëri-tjetrit. Ata kanë replikuar përmes postimeve në rrjetet sociale.

Fillimisht ishte Nita e cila gjatë një interviste për mediat kosovare tha se u ndje e shfrytëzuar nga gazetari, pas dasmës që bëri me të, si pjesë e një loje në “BBV”.

Më pas, Mane postoi një shkrim në “Instagram”, ku tha se Nita “ishte harruar në frigorifer”, derisa ai hyri në shtëpi dhe e aktivizoi.

“Ditën e dytë pasi hyra në Big Brother, hapa frigoriferin dhe ç’të shoh? Aty brenda gjeta suxhuk, djath, avocado dhe Nitën. Këtë të fundit, banorët e kishin harruar te ngrirja, ndaj e nxorra, e mbajta afër, e orientova, e iluminova, e mësova të ecë vetë në jetë por si mosmirënjohëse amatore që është, e tregoi veten shumë shpejt tani që edhe në Prishtinë ia pinë lëngun, e kanë future përsëri në frigorifer. #PrayforNita”.

Sërish Nita ka replikuar, duke thënë se e ka respektuar gjithnjë Bledin, por ai e shfrytëzoi për disa pëlqime respektin e saj.

“Një përmirsim i vogël!! Ti hyre dhe të shkelën në fyt e s’të lan me lëshu za, Nita të respektoi, të bëri të ndihesh faktor me zgjedhjen për lojën e dasmës, vetëm e vetëm pse i erdhi keq për ty, e ti kur dole e shfrytzove respektin e Nitës për ca llajka e ca lajme në portale, deri sa Nita ishte e mbyllun pa asnjë info. Bravo Bled Mane, vazhdo bjer edhe më poshtë se që ke ra…”.

LEXO TË RADHËS

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *