JiL.al - Jeto i Lumtur

Bledi Mane rrezikon eliminimin nga BBV, acarohet me Kristin dhe përdor fjalor banal

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Big Brotheri u dha mundësinë banoreve që të rrisin vlerën e çmimit të madh duke bërë xhiro rreth pishinës. Për çdo xhiro çmimi do të rritej me 50 euro.

Vlera e rritur do ishte e vlefshme vetëm për aq xhiro sa do ishin të përfshirë të gjithë banorët.

Mirëpo Kristi ka zgjedhur të heqë dorë nga sfida gjë që i ka revoltuar banorët, mes tyre edhe Bledi Manen i cili ka shpërthyer.

Gjatë momentit që Kristi u largua nga sfida, në sfond u dëgjua zëri i Bledi Manes i cili tha një fjalë të pisët duke thyer kështu një ndër rregullat e shtëpisë së “Big Brother VIP”,atë të mospërdorimit të një fjalori jo te përshtatshëm.

“Po, po ka** në p**”, është fjala e përdorur nga gazetari dhe videoja është duke bërë xhiron e rrjetit.

Ndjekësit tashmë  janë kurioz të dijnë nëse Vëllai  i Madh do të dërgojë në shtëpi një zarf të zi për Bledin.

Nga ana tjetër, banorët arritën që të fitojnë vetëm 400 euro nga provë që iu dha Vëllai i Madh.

Scroll to Top